Site icon Telegrafi

ASK publikon të dhënat për BPV-në për 2014

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media sot do të prezantojë publikimin e “Bruto Produktit Vendor” (BPV) për vitin 2014, me qasjen e shpenzimeve dhe të prodhimit, me çmime aktuale dhe konstante.

Fjalën hyrëse do ta mbajë kryeshefi ekzekutiv i ASK-së Isa Krasniqi, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe mysafirët ndërkombëtarë, drejtori i përgjithshëm i Statistikave të Suedisë, Stefan Lundgren dhe përfaqësuesi i Eurostatit, Marius Andersen.

Sipas njoftimi të ASK-së, kjo është vizita e parë që një drejtor i përgjithshëm i një vendi të BE-së i bën ASK-së.

Lundgren do të flasë për bashkëpunimin e SCB-së dhe projektet e përbashkëta të Statistikave të Suedisë dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ndërsa Andersen do të flasë lidhur me përkrahjen e Eurostat-it për GDP-në në Kosovë dhe vendet e Rajonit.

Konferenca mbahet në ambientet e ASK-së, duke filluar prej orës 10.00. /Telegrafi/

Exit mobile version