Qeveria e Kosovës, në tre muajt e fundit të vitit 2020, ka shpenzuar gjithsej 817.1 milionë euro.
Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes raportit të llogarive të Qeverisë së Kosovës në bazë tre mujore.
ASK-ja ka njoftuar se shuma e të hyrave të Qeverisë së përgjithshme, ishte 703.2 milionë euro, teksa u shpenzuan 817.1 milionë euro për tre muaj.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve. /Telegrafi/