Telegrafi

Agjencia e Statistikave: Rriten çmimet e prodhimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Prodhimit në Kosovë u ngrit për 0.4% në TM2 2021, krahasuar me TM1 2021.

Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mobilieve (7.2%); prodhimi produkteve kimike (3.5%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.3%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (2.0%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (1.5%); përpunimi i produkteve ushqimore (1.1%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (1.0%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0.5%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.4%); prodhimi i pijeve (0.3%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.1%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-7.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-3.2%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.4%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-0.8%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2021 me TM2 2020, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 3.6%. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (39.2%); prodhimi i metaleve (6.4%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (5.9%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (5.0%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (2.5%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (1.9%); prodhimi i mobilieve (1.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (1.5%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1.3%); prodhimi i pijeve (1.2%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.7%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.2%); dhe prodhimi i pajisjeve elektrike (0.1%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj  (-1.6%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.3%); dhe prodhimi produkteve kimike (-0.2%). /Telegrafi/