Telegrafi

ASK: Numri më i madh i vizitorëve të huaj në Kosovë gjatë gushtit ishin nga Shqipëria, Gjermania e Turqia

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për muajin qershor 2022.

Pjesë e agjendës anketuese, ishin 209 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere – turistike në territorin e Kosovës.

Përgjatë muajit qershor, bëhet e ditur se numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj), ka arritur në 37 292 vizitorë.

Prej tyre, 30.59% vizitorë vendorë, dhe 69.41% vizitorë të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ka arritur në gjithsej, 64 271. Prej tyre 25.36% vizitorë ishin vendorë, ndërsa 74.64 % vizitorë të huajt.

Nga këto të dhëna të publikuara bëhet e ditur se, numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve e pati rajoni i Prishtinës me gjithsej, 16,989 vizitorë dhe me 29 626 net-qëndrime. Ndërsa, në radhë vijnë Peja, Prizreni etj.

Sa u përket vizitorëve të huaj, anketa e Entit të Statistikave thotë se numri më i madh i vizitorëve ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj.