Site icon Telegrafi

ASK: Gjatë vitit 2014, u grumbulluan mbi 247 mijë tonë mbeturina

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2014, ku thuhet se sasia e mbeturinave komunale, të grumbulluara në Kosovë për vitin 2014, ishte 247 004 tonë.

Në Kosovë, grumbullimi i mbeturinave derë më derë ishte 82%, ndërsa në banimin kolektiv ka qenë 18%.

Të dhënat e AMK-së për vitin 2014, tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale, të grumbulluara ka qenë 140 kg për banor në vit. Ndërsa, dallime të theksuara vërehen ndërmjet rajoneve, si p.sh.: në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara ka qenë 119 kg për banor në vit.

Në rajonin e Prishtinës, grumbullimi i mbeturinave komunale ka qenë 0.5 kg për banor në ditë.

Për pjesën tjetër të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale, të gjeneruar për banor, në ditë ka qenë 0.3 kg.

Mesatarja e mbeturinave, në Kosovë, të grumbulluara për banor, në ditë, ka qenë 0.4 kg mbeturina. /Telegrafi/

Exit mobile version