Site icon Telegrafi

ASK demanton Qeverinë: Ushqimi u shtrenjtua

Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), po e demanton ministrin e Financave, Avdullah Hotin se pakoja e re fiskale ka ndikuar në uljen e çmimeve të konsumit në Kosovë.

Të dhënat e këtij institucioni tregojnë se viti 2016 ka nisur me çmime më të larta të produkteve ushqimore se një vit më parë. Përkundër deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës se pakoja e re fiskale do të ndikoj në uljen e çmimeve të konsumit, ato në janar ishin për 0.5 për qind më të shtrenjta se në dhjetor ndërsa 0.3 për qind më shtrenjtë se një vit më parë, raporton Gazeta Fjala.

“Ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (7.2 për qind), perime (6.5 për qind), dhe duhan (4.0 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, duke Iu referuar matjeve për muajin janar. /Telegrafi/

Exit mobile version