Telegrafi

ASK: Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale

Sipas rezultateve të dala nga publikimi i Agjencisë statistikave të Kosovës (ASK), rezulton se numri i familjeve, që kanë përfituar ndihmë sociale në TM1 2015 ka qenë 26,510 me gjithsej 110,916 anëtarë. Krahasuar me TM1 2014, numri i familjeve, që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 3,875 familje ose shprehur në përqindje 12.7 për qind.

Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës në TM1 2015 ishte 126,212. Krahasuar me TM1 2014 numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës është më i madh për 8,750, ose shprehur në përqindje 7.4 për qind.

Numri i përfituesve nga pensionet kontribut paguese të moshës në TM1 2015 ishte 38,765. Krahasuar me TM1 2014, numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës është më i madh për 2,036, ose shprehur në përqindje 5.5 për qind.

Numri i fëmijëve të braktisur në TM1 2015 ishte 16. Krahasuar me TM1 2014 numri i fëmijëve të braktisur është më i madh për 7 fëmijë, ose shprehur në përqindje 77.8 për qind. /Telegrafi/