Asistimi që bëri Ola Aina ndaj Burundit në ndeshjen hapëse të Kupës së Kombeve në Afrikë, ishte thjeshtë fantastik.
22-vjeçari i Chelseat ka prodhuar një asistim të mrekullueshëm për bashkëlojtarin te Nigeria, Odion Ighalo, që përfundoi më pas në portën kundërshtare.
Ishte minuta e 77-të kur anëtari i skuadrës londineze asistoi me thembër te shoku i skuadrës për ta konkretizuar më pas me gol atë aksion të bukur.
https://twitter.com/FutballArena/status/1142502811646726145
Aina që luan aktualisht te Torino si i huazuar bëri pasimin që pakkush e kishte menduar, për t’u bërë kështu një sensacion në rrjetet sociale.
Pasimi që bëri nigeriani në fund doli të jetë vendimtar, pasi ishte i vetmi në ndeshje, për t’i fituar tri pikët e para në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Nigeria është liderë e Grupit B me tri pikë, ndërsa në grup sfidohet edhe nga Madagaskari dhe Guinea, që ende nuk kanë luajtur. /Telegrafi/