Cristiano Ronaldo ka prodhuar njërin ndër momentet më kontroverse ë këtij edicioni në fitoren 3-1 të Juventusit ndaj Genoas.
Zonja e Vjetër mposhti rivalin nga Serie A në kuadër të javës së 30-të, por fillimi i takimit ngriti një moment dyshimi.
Kur po kalonte minuta e 22-të, Federico Chiesa ishte në një kundërsulm për Biankonerët, derisa gjuajtjen e tij e priti portieri i Genoas. Nga topi i kthyer, Ronaldo tentoi të përfitonte për të shënuar, por është edhe dilema se a ishte asistim i menduar për Alvaro Moratan.
Ylli portugez goditi shtyllën e majtë pingule, e që topi kaloi në këmbët e sulmuesit spanjoll që shënoi me lehtësi.
Por, në rrjetet sociale është dilema se a tentoi të shënonte 36-vjeçari, apo e mendoi që përmes shtyllës të asistonte te Morata. /Telegrafi/