Gjelbrim Taipi po vazhdon me formë të mirë në kampionatin zviceran me St Gallenin.
Ylli nga Lugina e Preshevës e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij përballë Zurichut.
Vendasit kaluan të parët në epërsi, por St Gallen arriti ta barazonte rezultatin falë një asistimi të mrekullueshëm nga Taipi.
24-vjeçari shërbeu nga një distancë prej 50 metra sulmuesin Aleksic i cili shënoi golin e barazimit.
Por vetëm dy minuta më vonë, gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq Taipin pas një ndërhyrje të palejueshme.
Kujtojmë që Taipi në muajin tetor pritet të grumbullohet nga Përfaqësuesja e Kosovës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wSq-1txapvM