Skuadra e Vitesses thuajse e ka përfunduar ndeshjen kundër NAC Bredas që në pjesën e parë, pasi ia ka shënuar tre gola.
Goli i tretë u shënua falë një asistimi të bukur të anësorit të Kosovës, Milot Rashica.
Pas harkimit të shqiptarit 21 vjeçar, Tim Matavz e dërgoi me kokë topin në rrjetë në minutën e 32-të.
Thomas Bruns (2’) dhe Bryan Linssen (20’) i shënuan dy golat tjerë të Vitesses. /Telegrafi/
https://youtu.be/ffjC0Lr3fqY?t=4