Liverpooli e ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Swansea Cityt.
Redsat janë rrugës për të arkëtuar pikë të plotë në sfidën që po zhvillohet në Anfield.
Edhe në këtë gol, sërish ishte i përfshirë Philippe Coutinho.
Një harkim në zonë i brazilianit e nxori në shans shumë të mirë Roberto Firminon, i cili e futi topin në rrjetë (52′).
Liverpooli tashmë është në rrugë për fitore dhe për të mbetur në vendin e katërt në tabelë. /Telegrafi/