Site icon Telegrafi

Asistent-trajneri i Kolumbisë e goditi me sup Sterlingun teksa shkonte në zhveshtore

(Foto: Getty Images/Twitter)

Raheem Sterling ka pasur një fërkim me njërin prej asistent-trajnerëve të Kolumbisë gjatë ndeshjes së 1/8 së finales të Kampionatit Botëror.

Gjysma e parë e takimit ndërmjet anglezëve dhe kolumbianëve ishte mjaft e tensionuar dhe u mbyll pa gola.

Ndërhyrja e Yerry Minas në Raheem Sterling (Foto: Getty Images)

Anësori i Manchester Cityt ishte njëri prej lojtarëve që pësoi disa ndërhyrje në gjysmëlojën e parë, ashtu që i kishte kërkuar gjyqtarit Mark Geiger që ta ndëshkonte Yerry  Mina në kohën kur ndërhyri në të.

Ndërsa gjatë kohës sa lojtarët po shkonin drejt tunelit, njëri prej trajnerëve ndihmë stë Kolumbisë ia bllokoi rrugën 23-vjeçarit dhe e goditi me sup.

Lexo po ashtu Anglisë i buzëqesh fati në penallti, Tre Luanët kalojnë në çerekfinale

Sterling u kthye për të shkëmbyer disa fjalë me të para se të largohej nga fusha për në zhveshtore.

https://twitter.com/Foot8all_banter/status/1014223291761020928

Në gjysmën e dytë të takimit ndërmjet Kolumbisë dhe Anglisë u shënuan dy gola, nga një për secilën skuadër.

Kjo bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime dhe meqë nuk pati gola të tjerë, fituesin e vendosën penalltitë.

Më të saktë nga pika e bardhë u treguan lojtarët e Anglisë, të cilët në çerekfinale do të luajnë kundër Suedisë. /Telegrafi/

Exit mobile version