Telegrafi

Asistenca e Spitalit Medicine shpëton këmbën dhe vetë Remziun

I diagnostifikuar me aortic dissection të tipit B pas shumë testeve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, Remzi Miftari humbi aftësitë motorike në këmbën e majtë. Gjendja e tij vlerësohej të jetë kritike deri pas intervenimit në Spitalin Medicine në Turqi, operim i bërë nën monitorimin dhe udhëzimin e Dr. Mahmut Cakmak, nga Spitali Medicine në Kosovë.

“Trokita në shumë dyer. Fillimisht në QKUK më thanë se rasti është i rëndë dhe se intervenimi nuk mund të bëhet aty. Pastaj i dërgova të gjitha analizat në Shkup në disa spitale private atje por edhe në Shqipëri. Kontaktova edhe me Spitalin Amerikan në Kosovë por edhe aty më treguan që nuk bëjnë intervenime të tilla. Mendova se e humba këmbën e majtë.”, tregon Miftari për problemin e tij shëndetësorë.

Problemi me mungesën e shërbimeve shëndetësore në spitale publike por edhe në disa private si duket preku edhe Remziun i cili në një moment humbi të gjitha shpresat për të shpëtuar këmbën dhe shëruar problemin në rritje, dhe përballej me mundësinë për të humbur jetën. I kufizuar nga të ardhurat e ulëta financiare, Remziu tani më në gjendje kritike, përfundimisht u udhëzua të vizitojë Spitalin Medicine në Kosovë.

“Në Spitalin Medicine më thanë që intervenimi duhet bërë urgjentisht dhe Dr. Mahmut Cakmak nga Spitali Medicine në Kosovë më udhëzoi të vizitoja Spitalin Medicine në Turqi. Intervenimi në Turqi është bërë nën praninë e Dr. Mahmut nga Spitali Medicine dhe përveç kushteve të volitshme financiare që më janë ofruar, jam mahnitur me mikpritjen dhe trajtimin e jashtzakonshëm për çka jam shumë falenderues. Tani më ndihem mirë dhe shumë shpejt do të jem i gatshëm të kthehem në punë.”, tregon Remziu në fund.

I udhëzuar nga të gjitha spitalet private dhe publike në Kosovë dhe rajon të vizitojë spitale në Evropën perëndimore për diagnostifikim dhe trajtim të sëmundjes, Remziu përzgjodhi Turqinë për shkak të distancës dhe ofertës më të ulët financiare.

Dr. Mahmut Cakmak nga Spitali Medicine, i njohur në Kosovë, rajon dhe më gjerë për profesionalizëm dhe sukseset e arritura, u kujdes personalisht që Remziu të pranojë trajtimin e duhur mjekësor. Ai madje edhe udhëtoi me Remziun në Turqi, duke u kujdesur, udhëhequr dhe monitoruar procesin e operimit, i cili rezultoi të jetë i suksesshëm.