Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e ‘Asi’ në serialin ‘Shamikuqja”.
Bëhet fjalë për Ozge Ozpirinçci, e cila njihet në shtetin turk si një ndër aktoret më guximtare dhe këtë e ka dëshmuar edhe në skenat e serialit ‘Fi Çi Pi”.
Aktorja 31-vjeçare shfaqet në një skenë të nxehtë në shtrat, transmeton Telegrafi.
Por, kjo pjesë e filmit duket se ka zënë ne befasi publikun, i cili ka kritikuar ashpër aktoren dhe kanë kërkuar që të mos shfaqet më ajo pjesë në ekranet televizive.
Theksojmë se partneri i Ozges në serial është Ozan Guven. /Telegrafi/