Site icon Telegrafi

‘Asi’ po ndahet prej bashkëshortit, tashmë po kërkon një fole të re

Mediat truke ditë më parë raportuan se Tuba Buyukustun po shkurorëzohet prej bashkëshortit Onur Saylak.

Ky pohim është përforcuar edhe më tepër sot pasi që tashmë aktorja është duke shtëpi të re.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i gjeni të gjitha lajmet rreth Tuba Buyukustun

Në fakt, aktorja e njohur edhe si ‘Asi’ ka angazhuar një agjent të patundshmërive për t’i gjetur një vilë te fshati turistik ‘Sapanca’, transmeton Telegrafi.

Tuba kishte mbetur e fasionuar me pamjet që t’i ofron kjo pjesë e qytetit, i cili shtrihet pranë liqenit po me të njëjtin emër.

Ndryshe, aktorja 34-vjeçare prej martesës me Saylak ka dy fëmijë, përkatësisht vajzat Maya dhe Toprak. /Telegrafi/

Exit mobile version