Bayern Munichu ka fituar me rezultat 1-3 ndaj Besiktasit edhe në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve.
Klubi gjerman e fitoi edhe ndeshjen e dytë dhe vazhdoi në çerekfinale me rezultat përfundimtar 1-8.
Goli i parë në takim u shënua nga Thiago Alcantara në minutën e 18-të pas asistimit nga Thomas Muller.
Në minutën e 38-të provoi nga gjuajta e lirë provoi Ricardo Quaresma, por gjuajti pak mbi shtyllë dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minutat e parë.
Pjesa e dytë filloi me autogolin e Gokhan Gonul (49′), ndërsa në minutën e 59-të erdhi dhe goli i parë i vendasve, autor i të cilit ishte Vagner Love.
Në minutën e 84-të shënoi edhe Sandro Wagner.
Kundërshtari i radhës i Bayernit në çerekfinale do të mësohet pas shorit. /Telegrafi/