Nuk ka vend për surpriza në debutimin e Dream Team në olimpiadën Rio 2016.
Skuadra amerikane e basketbollit të meshkujve shkatërroi Kinën në një ndeshje pa shumë histori.
Në “Arena Carioca”, amerikanët që janë edhe favoritët kryesorë për medaljen e artë, dhanë sinjale të rëndësishme me Kevin Durant lider të padiskutueshëm me 17 pikë, 3 ribaunde dhe 3 asiste që në 20 minutat e para, ndërsa Irving, Jordan dhe Cousins arritën të bllokonin me saktësi Zhou Qi, lojtarin që këtë sezon do të debutojë në NBA me Houston Rockets, transmeton SS.
Irving i pandalshëm, ndërsa edhe skuadra e stolit me DeRozan, Lowry, Barnes shkëlqeu duke regjistruar plot 51 % pikë në gjuajtjet nga fusha.
Pjesa e dytë u bë edhe më e lehtë për amerikanët pasi Kina preferoi të kursente energji për sfidat vendimtare me Australinë, Serbinë dhe Francën, ndërsa SHBA do të sfidojë në takimin e dytë të grupit kombëtaren e Venezuelës që u mund 62-86 nga Serbia.
Po në Grupin A, Australia gjeti suksesin ndaj Francës me rezultatin 67-48.
https://twitter.com/SportsBettingAG/status/762060399084724224?ref_src=twsrc%5Etfw
Too smooth. https://t.co/Or0ub8Tg77
— SLAM (@SLAMonline) August 6, 2016