Telegrafi

Ashtu siç i ka hije një kapiteni, De Gea zgjedh Twitterin për t’iu drejtuar tifozëve pas humbjes turpëruese nga Evertoni

David De Gea (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi humbi me rezultat 4-0 nga Evertoni dhe kështu i zbehi gjasat për top katërshe.

Por, ajo që ishte më shqetësuese se rezultati ishte paraqitja shumë e dobët nga Djajtë e Kuq, lojtarët mysafirë nuk tentuan pothuajse për asnjë moment të tregojnë diçka në fushë.

Edhe kapiteni të klubit, David de Gea, ndihet keq për atë që treguan në fushë dhe me këtë rast 28-vjeçari nëpërmjet Twitterit i kërkoi tifozëve falje për paraqitjen e dobët.

Lexo po ashtu "Nuk e di", përgjigjja e shkurtër e Solskjaerit që shqetësoi çdo tifoz të Unitedit

“Vështirë për të shprehur me fjalë se si ndihem. Si kapiten, dua të them se paraqitja e ekipit sot, në krye me rezultatin, nuk ishte në përputhje me standardin që duhet të japim për këtë fanellë”.

“Ne e dimë që duhet të përmirësohemi, por fjalët kanë pak rëndësi: duhet të japim çdo gjë për këtë klub. Faleminderit për përkrahjen pa kushte”, ka shkruar De Gea në Twitter. /Telegrafi/