Telegrafi

Ashtu siç filloi edhe përfundoi, Drenica dhe Malisheva luajnë baras

Drenica dhe Malisheva kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ka qenë një ndeshje e zbehtë ku në fund nuk prodhoi asnjë gol dhe skuadrat u ndanë baras.

Gjithsesi dy ekipet kishin disa raste shënimi, por pa arritur të gjenin golin e shumëkërkuar.

Me këtë barazim Drenica ruan vendin e pestë në tabelë me 16 pikë, derisa Malisheva mbetet në vendin e shtatë me 12 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Drenica luan në udhëtim te Ferizaj, në anën tjetër Malisheva është nikoqire e Trepçës ’89. /Telegrafi/