Telegrafi

Ashton: Më 17 janar do të flitet për veriun

Duke folur lidhur me temat që do të jenë në tryezë të dialogut në takimin e radhës më 17 janar, Ashton në intervistën për “Kohën Ditore” ka thënë se “Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe, siç jemi marrë vesh më 4 dhjetor, ne do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës“.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu, duke hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se “ndarja nuk është opsion”, e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si “të paqëndrueshme”.

Lidhur me mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër dhe çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialog, Ashton ka thënë se “Nuk më takon mua të komentoj për zhvillimet në politikën e brendshme në Beograd apo Prishtinë. Krejt çfarë pres unë nga Beogradi dhe Prishtina është që të mbeten fuqishëm të përkushtuar për dialogun”. /Telegrafi/