Telegrafi

Ashton Kutcher: S’do u lëmë para fëmijëve, do i japim për bamirësi

Actress Mila Kunis, left, and actor Ashton Kutcher, right, sit courtside together at the NBA basketball game between the Phoenix Suns and Los Angeles Lakers on Tuesday, February 12, 2013, in Los Angeles. (AP Photo/Danny Moloshok)

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis tashmë janë prindër të dy fëmijëve.

Vogëlushët Wyatt Isabellee 3 vjeçe dhe Dimitri 1 vjeç janë “paralajmëruar” nga prindërit se kur të rriten nuk do e kenë mbështetjen e tyre.

Ata kanë pohuar se dyshja do të duhet të mundohen të krijojnë vetë të ardhme pasi që nuk e kanë në plan t’iu lënë pasuri.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis (Getty Images)

Dyshja po planifikon që të gjitha paratë e fituar gjatë karrierës t’i dhurojnë për bamirësi.

“Kur të vdesim, paratë tona do i japim për bamirësi”, ka pohuar aktori për mediat amerikane.

Theksojmë se pasuria e përbashkët e 40-vjeçarit dhe 34-vjeçarja llogaritë të kap shifrat prej 290 milionë eurove.

“Nëse kur të rriten do të duan të hapin një biznes apo të tregojnë një plan për ta realizuar, do investojë, por jo fonde falas. Shpresoj që kështu të motivohen dhe t’ia dalin vetë”, shprehet Kutcher. /Telegrafi/