Ashton Kutcher dhe Mila Kunis dyshohen se kanë probleme martesore dhe janë një hap larg shkurorëzimit.
Dyshja e botës hollivudiane ka kërkuar ndihmën e ekspertëve sepse vetë nuk po mund të zgjidhin problemet e krizës martesore.
Burime të afërta me çiftin kanë pohuar për mediat amerikane se çifti kohët e fundit po fjalosen, por shpresojnë se do të pajtohen pas ndihmës nga një këshilltar martesor.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që po spekulohet rreth problemeve martesore të çiftit të preferuar amerikan dhe duke qenë se janë ende së bashku, nuk dihet nëse ky është vetëm spekulim apo i vërtetë.
Ndryshe, çifti është martuar që nga viti 2015 dhe fëmija i parë erdhi një vit më vonë. Dimitrij ka lindur në fund të vitit 2016.
Theksojmë se Kutcher dhe Kuins nuk dëshirojnë të angazhojnë një dado, e cila do të kujdeset për rritjen e fëmijës pasi që dëshirojnë ta rrisin me forcat e tyre. Telegrafi/