Telegrafi

Ashton Kucher dëshmoi me rastin e vrasjes së të dashurës: Mendoi se ishin njollat të verës dhe jo gjakut

Ashton Kutcher (Foto by Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Aktori i famshëm i Hollivudit, Ashton Kutcher dëshmoi përpara një gjykate në Los Anxhelos për vrasjen e ish të dashurës së tij, Ashley Elerin.

Aktori u shfaq në gjyq për të dëshmuar kundër një vrasësi serial të dyshuar për vrasjen e tre grave, përfshirë 22-vjeçaren, Ashley Ellerin.

Kjo e fundit u mbyt brutalisht në shtëpinë e saj në shkurt të vitit 2001, dhe Michael Tomas Garduolo u akuzua për vrasje.

Ashton Kutcher (Foto by Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Aktori Ashton Kucher dëshmoi për njohjen e tij me Ashley Elerin para se ajo të vritet. Ai tha se me Ashleyn u njoftua dy muaj para vrasjes dhe se ishin sëbashku në një ndejë para krimit, kur i tha ajo se nuk ka të dashur.

Kutcher shpjegoi se kishte planifikuar të takohej me Ashleyn, por shkoj të festoj me miqtë në një bar pas ceremonisë së Grammy Awards dhe për këtë i kishte kërkuar falje dhe i premtoi se do të takoheshin pas disa orëve.

Kur ai më vonë e thirri përsëri, ajo nuk iu përgjigj telefonit. Pastaj Kucher shkoi në shtëpinë e saj dhe trokiti në derë, ajo nuk e hapi.

Aktori pastaj shikoi nga dritarja dhe pa një rrëmujë në shtëpi. Ai vuri re njolla të kuqe në dysheme, por mendonte se ishin të verës. Ndërsa Ashley nuk e hapi derën, Kucher u largua. Trupi i vajzës u gjet nga kushëriri i saj ditën tjetër.

Ndryshe, Ashley Elerin u gjet e gjymtuar, pothuajse pa kokë. Vrasësi i dyshuar, Gargjulo, i cili jetonte në lagjen e saj, e kishte therur 47 herë bukuroshen. /Telegrafi/