Telegrafi

Ashton javën e ardhshme viziton Tiranën

Deputeti demokrat Aldo Bumçi akuzoi në një konferencë shtypi kryeprokuroren se po shkatërron procesin e hetimeve të 21 janarit, duke publikuar pjesë të hetimit në mediat e opozitës.

“Ina Rama nxjerrë në pazar hetimet e ngjarjeve të puçit. Me gjithë kërkesën e ndërkombëtarëve për një hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent Ina Rama ka rënë dakord me skenaristët e puçit, duke dëshmuar se e ka thyer Prokurorinë në një repart të PS-së ku publikon në media hetimet”, tha Bumçi.

Deputeti i shumicës qeverisëse tha se mazhoranca ka të dhëna se “zonja është në kontakt me organizatorët e këtij akti kriminal dhe po ndjekim me shqetësim vijimin e skenarit të puçit”. /Telegrafi/