Telegrafi

Ashton do t’i raportojë KE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Ai ka sqaruar se Ashton do të raportojë për arritjet në dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa Komisioni Evropian për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe të reformave të tjera.

“Prilli është muaj vendimtar për Serbinë, çfarë do të thotë se ekipi negociues i Beogradit ka një muaj e gjysmë kohë që të arrijë marrëveshje për çështjet e hapura me Prishtinën”, ka thënë Sannino për mediat serbe.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar deri më tash pesë raunde bisedimesh në nivel kryeministrash, me praninë edhe të baroneshës Ashton, transmeton “Koha”. Bisedimet thuhet se kanë për qëllim të normalizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se rezultatet nga ky proces janë esenciale për avancimin e të dyja vendeve në rrugën evropiane.
Rrethi i ardhshëm i bisedimeve është caktuar për datën 4 mars. /Telegrafi/