Telegrafi

Ashpërsohen reduktimet e energjisë, B2 jashtë funksionit

Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), njoftuan për KosovaLive se të hënën janë ashpërsuar reduktimet e energjisë elektrike, pasi që blloku B2 i Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit për shkak të problemeve në gjenerator.

Buzhala njoftoi se reduktimet e energjisë elektrike janë të ashpërsuara dhe pa ndonjë orar të caktuar për kategoritë A, B,C. /Telegrafi/