Telegrafi

ASHNA reagon për përfshirjen në Ligjin për Pagat – është në kundërshtim me praktikat e Komisionit Evropian

Kuvendi i Kosovës me 63 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim ka miratuar Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Por, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), konsiderojnë se përfshirja e ASHNA-së në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik i cili u miratua sot nga Kuvendi, është në kundërshtim me praktikat e Komisionit Evropian për pavarësinë e Agjencive që menaxhojnë trafikun ajror, kur dihet se të hyrat e tyre gjenerohen nga shërbimet e navigimit ajror që u ofrohen aviokompanive ajrore.

Sipas tye, “përfshirja në Ligjin e Pagave, bie ndesh edhe me Nenin 5.5 të L igjit Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku theksohet se, ASHNA ka kapacitet të plotë juridik dhe vepron si një̈ ofrues i shërbimeve jofitimprurëse, i cili mbulon shpenzimet dhe bazohet në performancë”, përcjell Telegrafi.

ASHNA, njofton se nuk ka qenë e njoftuar se është përfshirë në këtë ligj, pasi që deri në dorëzimin në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka qenë e përjashtuar nga ky ligj, mirëpo është përfshirë në ligj nga ana e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike.

Andaj, thonë se menaxhmenti i ASHNA-së, duke shprehur shqetësimin e tij, shpreson se përfshirja e ASHNA-së në këtë ligj nuk do të ndikoj në mbarëvajtjen e rregullt të punës në ASHNA-së.