Pas kontrollimit të njoftimit të radiove dhe televizioneve gjatë heshtjes zgjedhore për referendum, Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele njoftojnë se asnjë transmetues, çka ka qenë subjekt i mbikëqyrjes, nuk e kanë prishur heshtjen zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Transmetuesit i kanë përmbushur obligimet e tyre profesionale që t’i informojnë qytetarët në kontestin specifik karakteristik për heshtjen zgjedhore, ndërsa ndër këto mos i shkelin rregullat”, deklarojnë nga ASHMAA.
Në ditët në vijim Agjencia do t’i publikoi raportet për shkeljet e konstatuara në baza të tjera, si dhe raportit për mënyrën e mbulimit të referendumit gjatë nëntë ditëve të fundit të fushatës. /Telegrafi/