Agjencioni për Shërbime mediale, audio dhe audiovizuele sot do të realizoj mbledhje të hapur për publikun ku do të analizohen rezultatet e mediave për tre muajt e kaluar dhe do të prezentohen shërbimet e mediave për vitin 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë mbledhje do të analizohen qëndrimet e mediave në Maqedoni, ofertat që do të ju ofrohen partive politike para zgjedhjeve, nevojat e publikut dhe sa mediat i mbulojnë këto nevoja.
Gjithashtu ASHMAA do të analizoj edhe përputhjen e programeve me kërkesat e audiencës./Telegrafi/