Site icon Telegrafi

ASHMAA: Për dy muaj po marrim më pak mjete nga ajo që parashihet me ligj

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale pas seancës së djeshme të Këshillit, sot përmes një komunikate informon se Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, dy muaj me radhë Agjencisë i ka lëshuar më pak mjete financiare për financimin e veprimtarive radiodifuzive për vitin 2019.

Agjencia më 28 janar të këtij viti me letër i është drejtuar ministrisë dhe ka kërkuar shpjegim për përqindjen më të vogël, por prej atje akoma nuk kanë marrë përgjigje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë, nga ASHMAA thonë se edhe për muajin shkurt u janë paguar mjete identike sikur më herët.

Ata thonë se kërkojnë takim me Ministrin e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski./Telegrafi/

Exit mobile version