Telegrafi

ASHMAA: LSDM-ja ka fitur më tepër sekonda mediale se sa OBRM-PDUKM-ja

Sipas raporteve të para të Agjencisë për shërbime medial audio dhe audiovizuele (ASHMAA), LSDM-ja ka fituar më tepër sekonda mediale nga OBRM-PDUKM-ja në ”RTM”, ”Kanal 5”, ”Sitel”, dhe ”Telma”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbikëqyrja e Radio-Televizionit të Maqedonisë nga 2 deri më 11 shtator, ka treguar se në Ditarin e orës 19 e 30, LSDM-ja ka patur 7.49%, kurse OBRM-PDUKM-ja ka patur 4.13%.

Në kategorinë ”adresimi i drejtpërdrejtë i subjeteve”, LSDM-ja ka patur 15.16% hapësirë, kurse OBRM-PDUKM-ja ka patur 3.36%./Telegrafi/