Telegrafi

ASHMAA: Ligjet për media nuk japin autoritet për të hetuar origjinën e kapitalit

Ligjet për media nuk i japin rregullatorit autoritet për ta hetuar origjinën e kapitalit, thonë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) duke iu përgjigjur deklaratës së sotme për shtyp të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM-së).

ASHMAA është i befasuar nga deklarata e SHGM-së, e cila, siç vlerëson organi rregullator, sugjeron qëllimisht që Agjencia nuk ka vepruar në lidhje me abuzimin e mundshëm të “1TV” për aktivitete të paligjshme.

“Veprimet e Bojan Jovanovskit dhe abuzimet e mundshme të mediave nga ana e tij i nënshtrohen prokurorisë, gjyqësorit, policisë financiare dhe jo ASHMAA-së, e cila monitoron respektimin e ligjeve të mediave. Në këtë kontekst, Agjencia kryen mbikëqyrja e vazhdueshme e transmetuesve, me që rregullat mbi strukturën e pronësisë nuk janë përjashtim”, njoftojnë nga ASHMAA.

Lexo po ashtu SHGM: Rasti i 1TV është alarmi i fundit për reformat urgjente në media

Sipas ASHMAA-së, ligjet e medias nuk i japin rregullatorit autoritetin për të hetuar origjinën e kapitalit./Telegrafi/