Telegrafi

AShMAA: LD ka qenë e ftuar në prezantimin e metodologjisë për mbikëqyrjen e mediave

“Agjencia për media më 23 gusht të këtij viti ka organizuar një takim në të cilin e ka prezantuar Propozim metodologjinë për mbikëqyrjen e prezantimit mediatik zgjedhor përmes programeve në radio dhe televizion në periudhën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në fund të vitit ka njoftuar Agjencia për media”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë takim kanë qenë të ftuar të gjitha partitë politike duke e përfshirë edhe Lidhjen Demokratike që duket qartë edhe nga nënshkrimi i pranimit të dërgesës në listën postare të Agjencisë për media”, thuhet në reagimin e Agjencisë për media.

Ky reagim vjen pas shkrimit me titull “Metodologjia franceze për vëzhgimin e mediave, mirëpo rezultati ballkanik”, konkretisht ka të bëjë me pjesën “Pavle Trajanov nga LD sqaron se deri më tani nuk ka qenë i konsultuar ose informuar për përgatitjen e metodologjisë, e cila vlen vetëm për këto zgjedhje”./Telegrafi/