Site icon Telegrafi

ASHMAA konstaton shkelje të parimeve gjatë raportimit në disa televizione

Mënyra e raportimit të televizionit Alfa dhe Nova tregojnë mosrespekt dhe joprofesionalizëm në trajtimin e barabartë të pikëpamjeve të ndryshme, thuhet në raportin e monitorimit parazgjedhor prej periudhës 27 gusht deri 5 shtator, që e realizon Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA).

Në kuadër të monitorimit, siç njoftojnë nga ASHMAA, te TV Nova është konstatuar edhe shkelje e tre parimeve tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti i monitorimit tregon se radiodifuzerët vazhdojnë të ndjekin politikat redaktuese gjatë raportimit.

“Si edhe deri tani, më e pranishme është qeveria përmes informimit të aktiviteteve të brendshme dhe të jashtme politike, ku në fokus ka qenë vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Maqedoni”, thonë nga ASHMAA.

Gjithashtu, siç thonë, vazhdon praktika gjatë raportimit komunikimi mes pushtetit dhe opozitës, ku paraqiten pseudongjarje dhe pseudolajme. Disa nga televizionet dhe radiot mbanë distancë nga këto ngjarje, ndërsa disa të tjerë i transmetojnë./Telegrafi/

Exit mobile version