Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ka vërtetuar se “Radio Skopje” dhe “TV Nova” kanë shkelur heshtjen zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. ASHMAA ka paralajmëruar procedurë për kundërvajtje kundër këtyre dy mediumeve.
“Gjatë heshtjes zjgedhore të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, me monitorim të ASHMAA-së është konstatuar shkelje tek shërbimi programor i parë i Radios së Maqedonisë “Radio Skopje”. Përveç kësaj në dy ditët e fundit është konstatuar shkelje e kufinjve të programit të paguar politike tek “TV Nova”, e cila më tepër se 8 minuta ka reklamuar program nga partia politike në opozitë”, thuhet në njoftimin e ASHMAA, përcjell Telegrafi Maqedoni.
ASHMAA do të dorëzojë kërkesë tek gjykata kompetente për ngritjen e procedurës për kundërvajtje.
Nga ASHMAA thonë se raporti për mënyrën e raportimit të mediumeve për zgjedhjet lokale, do të publikohen në fund të javës./Telegrafi/