Site icon Telegrafi

Ashley Tisdale flet për shqetësimin gjatë shtatzënisë: ‘Nuk kam ndjerë kurrë dhimbje të tillë’

Aktorja Ashley Tisdale vendosi të flasë për sfidat e shtatzënisë në Instagram, duke treguar një pjesë të eksperiencës së saj

“Pjesa më e keqe e shtatzënisë deri tani është fashiti plantar”, shkroi 35-vjeçarja, duke iu referuar një gjendjeje që shkakton inflamacion nga kocka e thembrave deri te gishtat e këmbëve dhe jep një dhimbje therëse.

Tisdale tha se “nuk ka ndjerë kurrë dhimbje si kjo” dhe “shpreson që sapo fëmija të vijë në jetë, situata e saj do të lirohet”.

Aktorja shtoi se gjatë kësaj kohe e ka bërë veten të ndihet më mirë me rutinën e saj të kujdesit në mëngjes dhe mbrëmje.

Ajo e përshkruan dhimbjen “sikur thembrat e këmbëve fillojnë të tremben për shkak të peshës së trupit”, por çfarë është ekzaktësisht “fashiti plantar”?

Plantar fascitis (fashiti plantar ose fashiti i shputës), sipas Akademisë Amerikanëve të Kirurgëve Ortopedë, është shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në pjesën e poshtme të thembrave.

Çdo vit, afërsisht dy milionë pacientë trajtohen për gjendjen që ndodh kur indi i fortë që mbështet harkun e këmbës krijon inflamacion.

Gratë që janë shtatzëna shpesh përjetojnë periudha të fashitit shputës, por kjo gjendje nuk prek vetëm ato.

Njerëzit me më shumë gjasa për ta patur këtë shqetësim janë njerëzit mbipeshë, ose obezë, veçanërisht ata që kanë patur një shtim të papritur të peshës.

Ashley Tisdale dhe muzikanti Christopher French janë në pritje të një vajze. Dyshja është martuar që prej vitit 2014.

Exit mobile version