Kombinimi bardh e zi është gjithmonë një hit i plotë, dhe edhe nëse e plotësoni me një kardigan, komplimentet në llogarinë tuaj nuk do të humbasin
Këngëtarja Ashley Roberts këtë herë ka zgjedhur pantallonat prej lëkure, të cilat janë ende një hit absolut i modës dhe një bluzë klasike të bardhë, transmeton Telegrafi.
Pantallonat e lëkurës duken shumë fuqishëm, andaj gjithmonë janë zgjedhje e duhur. Ata e bëjnë edhe stilizimin më të thjeshtë të duket spektakolar.
Sipas ekspertëve të modës, edhe një kohë të gjatë do të jenë aktuale, andaj nëse tashmë nuk i keni, patjetër gjeni një palë në ngjyrë të zezë.
Trikoja ngjyrë të kaltër të shndritshme dhe këpucët e bardha janë mënyra e duhur për këtë kombinim mode.
A ju pëlqen edhe juve ky editim mode i Ashely Roberts? /Telegrafi/