Modelja më e famshme plus-size, Ashley Graham, tërhoqi shumë vëmendje me të brendshmet e saj.
Marka luksoze e bizhuterive Swarovski festoi hapjen e një dyqani të ri në New York dhe prezantoi një bashkëpunim me Kim Kardashian, ndërsa me këtë rast ftoi shumë të famshëm në evenimentin gala.
Në mesin e yjeve ishte edhe modelja me linja të bujshme, e cila tërhoqi shumë vëmendje.
Zeshkania bukuroshe mbërriti me veshje mjaft provokuese, vetëm me të brendshme dhe një rrjetë të gjatë transparente vezulluese, me të cilën rriti përshtypjen e përgjithshme dhe nuk donte të fshihte asgjë.
Si gjithmonë, Ashley ka treguar plot vetëbesim me kthesat e saj të harlisura me brekë luksoze dhe sutjena, ndërsa edicionin e ka kompletuar me stolitë e trupit me kristale Swarovski.
Ajo nuk u ka rezistuar dot sandaleve të njohura me ballë me majë dhe i ka lidhur flokët bisht dhe na ka treguar sërish pse është në mesin e bukurosheve më të njohura.
36-vjeçarja di shumë mirë se si ta tërheqë vëmendjen duke promovuar një pamje natyrale, ndaj edhe tani e ka gjetur veten në fokusin e interesit publik. /Telegrafi/