Site icon Telegrafi

Ashley Graham tregon trupin e saj pas lindjes me një korse shumëngjyrëshe

Pesë muaj pas lindjes së djemve binjakë me bashkëshortin Justin Ervin, Ashley Graham shfaqi format e saj me një korse shumëngjyrëshe Miaou me panele rrjetë të tejdukshme dhe mbyllje me grep në pjesën e përparme.

“Ju shërbej një moment të mamasë modele”, shkruajti ylli në serinë e saj të ‘selfie-ve’ mahnitëse në Instagram të martën.

34-vjeçarja nuk u shmang nga shfaqja e strijave të saj në foto, dhe e kombinoi pjesën e sipërme me dredha të lirshme, buzëkuq të hapur dhe thonj me shkëlqim rozë të zbehtë.


Fansat vlerësuan pamjen e Graham në komente, me një që shkruan: “Kam pasur një fëmijë katë muaj më parë dhe trupi im ndryshoi shumë!! Më parë fshihesha dhe ndihesha e turpëruar, por ju më jepni kaq shumë besim”.

Lexo po ashtu Pa 'filler' dhe pa zbukurime: Ashley Graham tregoi trupin pesë muaj pas lindjes së binjakëve

Miaou, marka me bazë në Los Angeles që qëndron pas korsesë së Graham, është e preferuara në mesin e yjeve si Kourtney Kardashian, Julia Fox dhe Dua Lipa. /Telegrafi/

Exit mobile version