Modelja me forma të plota, Ashley Graham, është duke i shijuar pushimet e verës në një nga vendet më luksoze në Itali.
Ajo është bashkë me partnerin e saj, Justin Ervin, të cilët duket se po shijojnë pafund pushimet pranë njëri-tjetrit.
Megjithatë, modelja 31-vjeçare në rrjetet sociale ka publikuar një sërë fotografish, me të cilat ka rrëmbyer vëmendje.
“Do të zgjedh ty gjithmonë Ervin sepse ti më do në të mirë dhe në më të keqe”, ka shkruar mes të tjerash ajo, teksa pozon joshëse pranë të dashurit.
Veç kësaj, Ashley ka sjellë edhe disa imazhe në bikini, linjat e së cilës janë të mahnitshme, edhe pse njihet si modele me trup të shëndoshë.
Ndryshe, Graham ka qenë modelja e parë me linja të plota, e cila ka pozuar për revistën e famshme, Sports Illustrated. Që nga atëherë ajo u bë e njohur për format e saja të bujshme, ndërkohë që nxiste vetëbesim te femrat tjera me linja të tilla. /Telelgrafi/