Manekinia e famshme me forma të bujshme, Ashley Graham, e ka zbukuruar ballinën e versionit italian të revistës Vogue.
30-vjeçarja edhe një herë ka dëshmuar se femra nuk duhet të jetë e përsosur për të qenë atraktive dhe e dëshirueshme.
Mesazhi i saj shihet qartë në fotografitë e reja që janë reale dhe pa shfrytëzim të ‘Photoshopit’.
“Rregullat e kësaj loje janë vetërespekti, vetëbesimi dhe imagjinata. Ky nuk është vetëm pranimi, por është një formë e dashurisë ndaj vetes, ndërsa kjo është më e rëndësishme”, ka thënë Graham.
Në fotografitë bardhezi, modelja ka pozuar me veshje të brendshme. Edhe pse në fotografi shihet celuliti dhe tonusi i lëshuar i lëkurës, Ashley vazhdon të ketë vetëbesim.
Imazhet i ka postuar në profilin e saj në Instagram, ndërsa ndjekësit e saj të shumtë e kanë uruar për këtë editorial dhe për mesazhin që përmban.
Ashley e udhëheq në mënyrë aktive fushatën për ngritjen e vetëdijes për bukurinë e trupit femëror, pa marrë parasysh dimensionet e linjave. /Telegrafi/