Site icon Telegrafi

Ashley Graham do bëhet nënë për herë të parë

Modelja me forma të plota, Ashley Graham, do bëhet nënë për herë të parë.

Ylli amerikan njoftoi fansat se është në pritje të ëmbël, teksa lajmi u bë i ditur në nëntëvjetorin e martesës me partnerin e saj, Justin Ervin.

Dyshja kanë realizuar një video së bashku, kur më vonë shfaqet 31-vjeçarja me barkun e rrumbullakosur.

 

“Nëntë vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës. Ka qenë udhëtimi më i mirë me personin e preferuar në botë. Sot, ne jemi të bekuar, falënderues dhe shumë të emocionuar të festojmë rritjen e familjes. Jeta do bëhet edhe më e bukur”, ka shkruar mes të tjerash Ashley.

Nga ana tjetër, modelja Graham së fundmi ka sjellë një fotografi kur pozon komplet e zhveshur, derisa tregon strijat në trup.

“Njëjtë njëjtë, vetëm pak më ndryshe”, ka shkruar ajo, të cilat duket se nuk e ka problem t’i ekspozojë para miliona fansave. /Telegrafi/

Exit mobile version