Telegrafi

Ashley Graham bëhet nënë për herë të parë

Ashley Graham dhe Justin Ervin janë bërë prindër!

Modelja e famshme botërore dhe partneri i saj mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, më 18 janar.

“Në orën 6:00 të së shtunës jeta jonë ndryshoi për të mirë”, shkroi Graham në një postim në InstaStory. “Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe të mrekullueshme”.

Ashley Graham (Foto: Instagram)

Graham zbuloi se po pret një djalë në shfaqjen “The Ellen DeGeneres” në nëntor. “Unë kam një djalë! Unë do të jem nënë e një djali”, njoftoi ajo para audiencës.

Ndërkaq, 32-vjeçarja njoftoi se ishte shtatzënë më 14 gusht përmes rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Modelja me linja të plota ka shtuar edhe 22 kilogramë gjatë shtatzënisë

Graham nuk ka qenë e frikësuar të tregojë trupin e saj gjatë shtatzënisë. Përveç shumë gjërave që solli në Instagram, duke punuar përpara se të mirëpresë djalin, ajo është bërë edhe më e komentuar me postimet paksa ngacmuese.

Modelja me linja të bujshme mes tjerash tregoi se ka shtuar edhe 22 kilogramë në shtatzëni, duke shkruar: “Kam shtuar 22 kilogramë. Dhe çfarë është më e mira, nuk më intereson. Asnjëherë nuk jam ndier më mirë dhe jam aq mirënjohëse sa trupi im dhe djali im më kanë lejuar të jem aq e lëvizshme dhe fleksibile sa kam qenë më parë”. /Telegrafi/