Manekinia e famshme ka një ritual të thjeshtë të kurës së lëkurës, ndërsa ndër formulat të cilat pothuajse çdo ditë i përdor janë serumet, pastruesit e butë, kremrat për hidratim dhe ato me faktorin mbrojtës.
Ashley Graham (33) i ka zbuluar ritualet e saj të preferuara kozmetike, të cilat lëkurën ia bëjnë më rinore. Edhe pse sipas sezonit ndryshon rutinën, baza mbetet e njëjtë.
“Qëllimi im është të kem lëkurë të butë dhe të shkëlqyer, ndërsa njëri ndër kushtet për të është hidratimi i mirë”. ka theksuar Graham.
Çdo ditë përdor pastrues të butë për heqjen e grimit dhe pastrimin e fytyrës. Ajo ka vite që përdor tretësirën micellar dhe e zbuloi që në sfilata përdoret edhe nga artistët e grimit.
“Pa marrë parasysh çfarë keni në fytyrë, konsideroj që është me rëndësi ta pastroni në mbrëmje”, ka thënë Ashley, shkruan Prevention.
Pas pastrimit, patjetër përdor serum me thartirë ferulike, i cili zvogëlon shfaqjen e hiperpigmentimit, në mënyrë që teni t’i jetë i njëjtësuar dhe pa njolla.
Ndër formulat kryesore në kurën e lëkurës janë kremrat për hidratim. Më pas spërkat ujë trëndafili në fytyrë, gjë që i jep asaj lagështi shtesë. Kur ajo del nga shtëpia, patjetër vendosni një krem me faktorin mbrojtës. /Telegrafi/