Telegrafi

Ashley Cole arrin marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Është pritur që 32-vjeçari, ashtu sikurse Frank Lampard, të largohet nga Blutë ne fund të sezonit, mirëpo trajneri spanjoll ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

“Tash klubi ka një marrëveshje me lojtarin, jemi shumë të kënaqur. Ende nuk janë kryer dokumentacionet, por marrëveshja është arritur”, u ka thënë Benitez gazetarëve pas fitores ndaj Arsenalit.

Mbrojtësi anglez u transferua në Stamford Bridge në vitin 2006, pikërisht nga Arsenali dhe që atëherë ka regjistruar 284 paraqitje për Chelsean. /Telegrafi/