Pak orë para inaugurimit të Joe Biden si president i ri i Shteteve të Bashkuara, e bija e tij Ashley Biden ka dhënë një interviste për Today Show.
“Jam shumë krenare me të”, ka thënë Ashley në fillim të intervistës, transmeton Telegrafi.
Ajo ka folur edhe për fitoren e babait të saj, duke buzëqeshur tërë kohën ka thënë se ka qenë e shtrirë kur e ka kuptuar se ai ka fituar.
“I’m just so proud. I truly am proud of my father.”
In her first-ever network television interview, Ashley Biden, President-elect Biden’s daughter, talks to @JennaBushHager ahead of #InaugurationDay about her family’s special bond, the Capitol riot, and more. pic.twitter.com/6agc8yUB9R
— TODAY (@TODAYshow) January 19, 2021
“Befasisht kam dëgjuar babanë duke bërtitur, kam zbritur menjëherë poshtë. Pasi u zgjova dhe nuk ishte ende e kthjellët i janë afruar duke e mbajtur për dore ai fliste në telefon”, ka thënë Ashley.
Në familjen e tyre ka theksuar Ashley se vlen rregulli se kudo që Biden gjendet – në momentin që dikush prej fëmijëve i telefon, ai do ta braktis përkohësisht takimin për t’ju përgjigjur telefonatës.
“Jill gjithmonë ia rikujton se ka harruar t’i hedhur mbeturinat në kontejner. Madje sot në mëngjes ia rikujtoi se ka harruar t’i pastrojë enët pasi që kishte ngrënë ushqimin”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/