Site icon Telegrafi

Ashleigh Barty triumfon në Australian Open me një rikthim fantastik në setin e dytë

Tenistja më e mirë në botë, Ashleigh Barty, justifikoi rolin e saj si favorite dhe festoi në finalen e Australian Open kundër Danielle Rose Collins me rezultatin 2:0, në sete 6:3 dhe 7:6.

Australianët shpresonin të fitonin titullin për femra në shtëpi për herë të parë që nga viti 1978 dhe Barty përfundimisht ia arriti ta bënte këtë gjë.

Seti i parë ishte i pasigurt deri në rezultatin 3:2 për australianen. Më pas Barty bëri nuk la pikë dhe e fitoi setin 6:3.

Në setin e dytë, ne pamë një përmbysje të jashtëzakonshme të Barty.

Me një lojë të shkëlqyer, tenistja e 30-të në botë arriti në epërsi prej 5:1. Ndeshja dukej se do të shkonte në setin e tretë.

Megjithatë, Barty ktheu gjithçka dhe fitoi 7:6.

Ky është trofeu i tretë i Bartyt në Grand Slam. Ajo fitoi Roland Garros dhe Wimbledon.

Ajo nuk e ka fituar ende titullin në US Open, gjë që mund ta bëjë këtë vit.  /Telegrafi/

Exit mobile version