Zjarrfikësit shpëtuan gjashtë vetë të mbërthyer në një ashensor në një nga rrokaqiejt më të lartë në Çikago.
Pas largimit nga restoranti në katin e 95-të, gjashtë persona përjetuan një udhëtim tmerrues në ashensor.
Siç bëhet e ditur, ata dëgjuan tingujt, por në atë moment ata nuk e kuptuan se ashensori ishte prishur.
Madje, ashensori kishte rënë 84 kate derisa u ndal në katin e 11-të.
Agjencia thekson se një nga kabllot që mbanin ashensorin u shkëput dhe ky nisi të bie për shkak të kësaj.
Si pasojë, tre ashensorë do të mbyllen për riparime dhe mirëmbajtje, si dhe për shkak të hetimeve.