Telegrafi

Ashensori ia këputi këmbën një gruaje teksa po ngjitej lart (Video)

Banorja e një ndërtese në Shangai të Kinës, ka mbetur pa një këmbë, pasi i është këputur nga ashensori.

Derisa po lëvizte duke shikuar në telefon, asaj i mbeti këmba ndërmjet dyerve teksa struktura nisi të ngjitej lart, transmeton Telegrafi.

Së bashku me të ishte edhe një tjetër, e cila nuk u përfshi në aksident, por as nuk mundi të ndihmonte.

Zyrtarë të sigurisë ia kanë lënë fajin viktimës, me pretekstin se shikonte në telefon dhe nuk pa që ashensori nuk ishte në rregull.

Mbrojtësit e rendit kanë nisur hetime rreth rastit, ndërsa ajo është liruar nga spitali, ku nuk është arritur t’i shpëtohet këmba. /Telegrafi/